Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publike vendosi dhënien e mandatit të kryetarit të bashkisë, kandidatëve fitues në zgjedhjet e pjesshme të datës 9 Nëntor 2025.
Kështu, KZHZ i dha sot mandatin Kryetarit të Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Kryetarit të Bashkisë Berat, Ervin Ceca, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Kryetarit të Bashkisë Cërrik, Florenc Doka, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Kryetarit të Bashkisë Mat, z. Altin Bojni, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Kryetarit të Bashkisë Tepelenë, z. Gramos Sako, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.
Gjithashtu, u plotësuan vakancat në tre këshilla bashkiak: Këshilli i Bashkisë Mat, kandidati nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, Pranvera Koka; Këshilli i Bashkisë Tropojë, kandidati nga lista shumemërore e “Partisë Bindja Demokratike”, Shyqyri Hoxha; Këshilli i Bashkisë Himarë, kandidati nga lista shumemërore e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ervis Çaushaj.

