Flamurtari trondit kampionët, Vllaznia ndalet sërish dhe ai që buzëqesh është Elbasani

Flamurtari ka dhënë një sinjal të fortë ringritjeje në luftën për mbijetesë, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme 1-0 në fushën e Egnatias. Vlonjatët zhvilluan një ndeshje shumë të kujdesshme ndaj kampionëve në fuqi, të cilët po luftojnë për vendin e parë në renditje, dhe goditën saktë në kundërsulm, duke shkatërruar planet e rrogozhinasve.

Më pas, Flamurtari administroi me maturi lojën në të dy fazat, duke mbajtur larg portës sulmin e rrezikshëm të Egnatias dhe duke siguruar tre pikë të arta që e afrojnë ndjeshëm me grupin e skuadrave jashtë zonës së ftohtë.

Vora dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në stadiumin “Loro Boriçi”, në një ndeshje pa gola, por jo pa raste të pastra shënimi. Sfida e vlefshme për javën e 14-të të Superiores tregoi sërish momentin e vështirë të Vllaznisë së Edi Martinit, e cila nuk njeh fitore prej përballjes me Dinamon. Pas barazimit me Partizanin dhe humbjes ndaj Teutës, shkodranët regjistruan një tjetër ndalesë zhgënjyese.

Nga ana tjetër, Vora largohet e kënaqur me një pikë, që e mban në vendin e shtatë të renditjes. Ky barazim për ekipin e Arjan Bellajt vjen pas rezultatit 1-1 ndaj Flamurtarit në Vlorë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...