FIFA për Kosovën: Ngritje historike, tani janë në prag të Botërorit

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka publikuar një postim të veçantë për Kombëtaren e Kosovës, duke e cilësuar rrugëtimin e saj si një “ngritje historike”.

Në faqen zyrtare, FIFA kujton se Kosova, e cila debutoi në Renditjen Botërore të FIFA-s në vitin 2016 në pozitën e 190-të, tashmë ka arritur në vendin e 84-t — pozita më e lartë në historinë e saj.

“Kosova ka bërë një ngritje historike: nga vendi i 190-të në vitin 2016, në të 84-tin sot. Tani janë në prag të debutimit në Kupën e Botës”, thuhet në postimin e FIFA-s, duke shoqëruar mesazhin me simbolin e Kosovës dhe një përgëzim për progresin e ekipit.

Ky vlerësim i FIFA-s vjen në një moment kritik për Dardanët, të cilët gjenden para dy ndeshjeve vendimtare në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026: më 15 nëntor përballë Sllovenisë në Lubjanë dhe më 18 nëntor ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri”.

Kosova po synon të shkruajë historinë duke u kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Botëror, ndërsa vlerësimi i FIFA-s shërben si motivim shtesë për skuadrën e drejtuar nga Franco Foda.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Zoti është i mirë!

Nga Xhensil Shkëmbi Para pak ditëve në martenitetin e Korçës...

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

  Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla...

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme...

Evakuohet një qytet në Greqi për shkak të daljes së lumit nga shtrati

Banorët e vendbanimit Yperia në bashkësinë rajonale të Larisës...