FIFA ndëshkon Serbinë: 20% e stadiumit i mbyllur për ndeshjen me Shqipërinë

Ndeshja shumë e rëndësishme mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila do të zhvillohet më 11 tetor në stadiumin “Dubocica” të Leskovcit, ora 20:45, do të luhet para 6,500 tifozëve.

Ky vendim vjen pas një masë të marrë nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s, që ka urdhëruar mbylljen e 20% të kapacitetit të stadiumit, pas incidenteve të shumta në ndeshjen e fundit të Serbisë kundër Anglisë.

Jo vetëm kaq, por FIFA ka ndëshkuar edhe financiarisht Federatën Serbe të Futbollit, duke i vënë një gjobë prej 80,000 frangash zvicerane. Për më tepër, federata serbe është paralajmëruar se çdo përsëritje e sjelljeve problematike kundër Shqipërisë mund të sjellë dënime edhe më të rënda.

Këto masa janë pasojë e fyerjeve, sharjeve, koreve dhe sjelljeve raciste nga tifozët serbë gjatë ndeshjes kundër Anglisë, e cila u zhvillua në Beograd para 40,000 tifozësh dhe përfundoi 5-0 për “Tre Luanët”.

Për Kombëtaren kuqezi, ky është një lajm i mirë, pasi do të luajë me më pak tifozë serbë në stadium dhe do të synojë 3 pikët, duke ruajtur shpresat për kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Orkestra Simfonike e TKOBAP-së në Festivalin Respighi të Bolonjës

Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe...

BRUKSEL – Dhjetëra mijëra protestues kundër shkurtimeve të buxhetit

Policia e Brukselit ka përdorur gaz lotsjellës dhe ka...

Edicioni IV i Kupës së Ambasadorit, aktivitet sportiv në Javën Kulturore Japoneze

Tirana priti për të katërtin vit radhazi Kupën e...