Festat e fundvitit/Bashkia Pogradec dhe kisha ungjillore shpërndajnë 1 mijë pako ndihma

Nga Artin Halili & Xhensil Shkëmbi

Në prag të festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri organizata dhe institucione humanitare kanë shtuar ndihmën për familjet e varfra dhe të moshuarit, kategori që po përballen gjithnjë e më shumë me vështirësi ekonomike. Në Pogradec dhe jo vetëm ndihmat janë përqendruar kryesisht te familjet pa të ardhura dhe mosha e tretë e vetmuar.

Pastori Mentor Rama, përfaqësues i Krishti për Kombet, thotë se ky vit ka një domethënie të veçantë për organizatën, e cila prej 25 vitesh është pranë shtresave në nevojë.

Sipas tij, të dhënat e viteve të fundit tregojnë një rritje të ndjeshme të varfërisë, veçanërisht tek të moshuarit, të cilët po përballen me nevoja të shtuara. Rama thotë se përmes një bashkëpunimi shumë të mirë me Bashkinë Pogradec kanë arritur të identifikojnë dhe të ndihmojmë mijëra familje me probleme sociale dhe të moshuar.

“Për ne është vit i veçantë sepse si CFN e bëjmë këtë prej 25 vitesh rresht. Ne mundohemi për të qenë pranë familjeve dhe fëmijëve në nevojë. Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me pushtetin vendor, bashkinë Pogradec dhe përmes këtij bashkëpunimi kemi identifikuar dhe ndihmuar mijra familje dhe të moshuar.

Vetëm në prefekturën e Pogradecit janë rreth 15 mijë persona përfitues të ndihmave, por bashkë me qytetet e tjera të Shqipërisë bëhen rreth 24 mijë e 900 persona, fëmijë apo familjarë. Në këtë periudhë festash ne shpërndajmë dy lloje paketash, për fëmijët me ëmbëlsira dhe pajisje shkollore dhe paketat familjare me ushqime për festat e dhjetorit.

Mua më dhemb zemra për ta thënë dhe më vjen keq që duhet ta pranoj edhe si qytetar i këtij vendi, që varfëria kohët e fundit është shtuar më shumë, të paktën nga evidencat tona. Nëse dikur nevojat më të mëdha i kishin fëmijët, sot po përballemi me nevoja shumë akute te mosha e tretë.”

Mes përfituesve në këtë periudhë është edhe kjo grua e divorcuar, nënë e një vajze 10-vjeçare, ato çdo ditë përpiqen të mbijetojë me shumë pak të ardhura, ndërsa vajza ëndërron të bëhet mjeke.

Dana Berberi

“Jetojmë me ndihmë ekonomike, me 58 mijë lek të vjetra, këto i kemi për ushqim, për drita, çfarë të bësh edhe ato që jep i ati për vajzën, i mbledhim që paguajmë uji dhe dritat. Shumë e vështirë, po, dua të punoj por jam lidhur pas vajzës sepse deri tani e kam me dhjeta në shkollë”

Ndihmat humanitare në prag të Krishtlindjes sjellin jo vetëm ushqime dhe paketa festive, por edhe gëzim për dhjetra familje që përballen çdo ditë me varfërinë dhe pasigurinë ekonomike e duket se atë që duhet ta bëjë shteti e bëjnë organizatat humanitare dhe të huajt.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...