“Festa e Shtegtarëve”, Librazhdi mirëpret me një mbrëmje mirënjohjeje bijtë e bijat e rikthyer me zemrën plot në vendlindje

Këtë 15 gusht, në orën 20:30, sheshi i qytetit të Librazhdit do të pulsojë fuqishëm nga energjia dhe emocionet e veçanta që sjell “Festa e Shtegtarëve”, një mbrëmje e dedikuar emigrantëve tanë, të cilët çdo vit rikthehen në vendlindje, duke sjellë me vete jo vetëm mallin, por edhe kontributin dhe dashurinë e tyre të pashtershme për Librazhdin.

Kjo festë nuk është thjesht një aktivitet artistik e kulturor, por një shprehje e fortë e mirënjohjes dhe mikpritjes që pushteti vendor i drejtuar nga Kryetari i Bashkisë, z. Mariglen Disha, dëshiron t’u përcjellë të gjithë emigrantëve librazhdas.

Me angazhim maksimal dhe përkushtim të veçantë, z. Disha ka bërë të mundur që kjo mbrëmje të organizohet me dinjitet, si një falënderim publik për sakrificat, investimet dhe dashurinë që emigrantët kanë treguar ndër vite për vendlindjen e tyre.

Festa do të jetë një moment bashkimi, ku ritmet e muzikës, emocionet e takimeve dhe krenaria për origjinën do të ndërthuren në një atmosferë të paharrueshme.

Librazhdi ju mirëpret me zemër dhe krahë hapur sepse çdo emigrant që kthehet, është një histori dashurie me vendin që e rriti.

Mirë se vini në Librazhd, aty ku rrënjët tuaja janë gjithmonë të gjalla është thirrja e kryebashkiakut drejtuar të gjithë librazhdasve të kthyer në vendlindjen e tyre për pushime këtë verë.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Trump optimist para takimit me Putin në Hungari: Mendoj se mund ta bind që t’i japë fund luftës

Presidenti Donald Trump priti homologun e tij ukrainas, Volodymyr...

Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Nga  Alban Daci Madje, as nuk ka nevojë për të...

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e...