Fëmijët e Shtëpisë “Zyber Hallulli” vizitojnë Muzeun Etnografik të Elbasanit

Një grup fëmijësh që jetojnë në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë zhvilluan një vizitë të organizuar në Muzeun Etnografik të Elbasanit në kuadër të aktiviteteve kulturore dhe edukative që synojnë pasurimin e njohurive dhe përjetimeve të tyre kulturore.

Gjatë vizitës, fëmijët patën mundësinë të njihen nga afër me historinë, traditat dhe jetën e përditshme të së kaluarës shqiptare, të pasqyruar përmes objekteve autentike dhe ambienteve karakteristike të muzeut.

Stafi i muzeut u tregua mikpritës dhe u shpjegoi me pasion çdo detaj të rëndësishëm, duke e bërë eksperiencën edhe më të veçantë dhe edukative për të vegjlit.

Kjo vizitë nuk ishte vetëm një udhëtim në të shkuarën, por edhe një mundësi për të nxitur ndjenjën e përkatësisë kulturore dhe për të forcuar lidhjen e fëmijëve me trashëgiminë kombëtare.

Aktiviteti u shoqërua me shumë entuziazëm dhe kuriozitet nga ana e fëmijëve, të cilët u larguan me kujtime të bukura dhe njohuri të reja mbi historinë dhe traditën shqiptare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Botërori 2026/ Policia në Atlanta në alarm për gjysmëfinalen Angli-Argjentinë

BOTËRORI 2026 ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Atlanta përforcohet për...

Edi Rama merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën në Paris

TIRANË, 13 korrik 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...