Federata Shqiptare e Çiklizmit në zi, ndahet nga jeta Besim Balla, një emër i madh i çiklizmit

Federata Shqiptare e Çiklizmit me dhimbje të thellë njofton se u nda jeta Besim Balla, një nga figurat e shquara të sportit shqiptar të Çiklizmit. Nesër në 25 gusht, ora 11:00, nga ambientet e agjencisë “Alba 2000”, tek Rruga e Dibrës, do të bëhet përcillja për në banesën e fundit e ikonës së çiklizmit në vendin tonë.

Balla përfundoi studimet e larta si Inxhinier Mekanik, por pasioni i tij i vërtetë ishte sporti. Si ish sportist i ekipit të çiklizmit Partizani, ai ia kushtoi jetën përgatitjes së brezave të rinj dhe zhvillimit të këtij sporti fisnik.Nga viti 1986 deri në 2001, ai shërbeu me përkushtim si trajner i Ekipit Kombëtar Shqiptar të Çiklizmit, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e këtij sporti.

Gjatë viteve 1986–1990, ai ishte Trajner Shteti në Komitetin e Fiskulturës, në Qendrën Metodike të Përgatitjes së Ekipeve Kombëtare. Nga 1990 deri më 2001, ai ishte trajner profesionist i ekipit të çiklizmit “17 Nëntori”, duke udhëhequr sportistët drejt suksesit dhe trofeve të shumta.Në periudhën 1991–1994, si trajner i ekipit të Sportklub Tiranës, z. Balla udhëhoqi ekipin drejt titullit të Kampionit Kombëtar të Shqipërisë, si në nivel individual, ashtu edhe ekipor.

Në vitin 1997, ai përfaqësoi me krenari Shqipërinë si trajner i ekipit kombëtar në Lojërat Mesdhetare në Bari, ndërsa gjatë viteve 1994–1999, nën drejtimin e tij, ekipi i Tiranës u shpall fitues i disa tureve çiklistike brenda dhe jashtë vendit.

Në vitin 2001, ai udhëhoqi ekipin e Tiranës drejt një tjetër titulli të Kampionatit Kombëtar Shqiptar, duke përmbyllur një karrierë të ndritur, të mbushur me arritje, përkushtim dhe dashuri të pakushtëzuar për sportin.

Me ndarjen nga jeta të Besim Ballës, Shqipëria humbet një nga emblemat e çiklizmit, një figurë të respektuar që ka kontribuar jo vetëm në arenën kombëtare, por edhe në atë ndërkombëtare.

Familja dhe të afërmit humbën një bashkëshort dhe prind shembullor, ndërsa miqtë dhe kolegët humbën një njeri model, të përkushtuar, të ndershëm dhe të dashur.

Lamtumirë Besim Balla. Do të mbetesh përherë në kujtesën dhe zemrat tona, si një njeri i madh dhe një profesionist i rrallë. Do të të kujtojmë me nderime dhe respekt, ashtu siç ti na nderove ne me jetën dhe veprën tënde. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të gjithë të afërmve shkruan në rrjetin social facebook, Skënder Anxhaku, President i Federatës Shqiptare të Çiklizmit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kapotë për të gjithë pallatet, një vizion i ri për qytetin e Elbasanit

Procesi i rikonstruksionit të fasadave në Bashkinë Elbasan po...

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...