Evis Sala takim me Unionin e Farmaceutikës: “Do të ngremë grup pune për përmirësimin e sektorit”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Unionit të Biznesit të Farmaceutikës, ku theksoi rëndësinë e dialogut të hapur dhe të qëndrueshëm mes institucioneve shtetërore dhe sektorit privat.

Gjatë takimit, ministrja nënvizoi se qeveria është e vetëdijshme për sfidat dhe nevojat që ka sektori farmaceutik, ndaj do të ngrihet një grup pune i posaçëm që do të analizojë situatën aktuale dhe do të propozojë masa konkrete për përmirësim. “Qëllimi ynë është ndërtimi i një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm, me synim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për pacientët,” u shpreh ministrja Sala.

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e krijimit të një mjedisi transparent dhe të parashikueshëm, ku bizneset të ndihen partnerë të vlerësuar, të mbështetur dhe të trajtuar në mënyrë të barabartë.

Në përfundim të takimit, ministrja Sala dërgoi një mesazh të qartë: “Tolerancë zero ndaj abuzuesve”, duke theksuar se përmirësimi i shërbimeve farmaceutike është një ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr me goma të përdorura pranë stacionit hekurudhor në Elbasan, ndotet ajri në zonën e banuar

  Një episod shqetësues është regjistruar në afërsi të stacionit...

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesinë e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin...