Evakuime dhe masa emergjente në Gramsh pas përhapjes së zjarreve

Nga Fatmir Popja

Ndërkohë që zjarret kanë përfshirë disa fshatra në zonën e Gramshit, autoritetet kanë ndërmarrë masa të menjëhershme për mbrojtjen dhe mbështetjen e banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Deri më tani, 8 persona janë trajtuar me ndihmë mjekësore për shkak të problemeve të shkaktuara nga tymi dhe nxehtësia, ndërsa rreth 200 banorë janë evakuuar nga zonat më të rrezikuara.

Për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre, banorët e evakuuar do të akomodohen përkohësisht në struktura hotelerie, derisa situata të stabilizohet.

Krahas kësaj, janë vënë në dispozicion edhe rreth 165 pako kampingu në ambientet e palestrave sportive të qytetit të Gramshit, të siguruara nga rezervat e shtetit.

Autoritetet lokale dhe forcat e emergjencës po vijojnë punën për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

San Siro i ri, detaje të reja: 52 metra i lartë dhe çati që ul zhurmën…

E ardhmja e futbollit të Milanit varet nga një...

Iu vendosi ultimatum, Fatmir Mediu nxjerr “zbuluar” Sali Berishën: Më tha shko në protestën e UÇK

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në...

Rekordi i çmendur i gjyqtarit Turpin: 101 penallti të akorduara në Ligue 1!

Clément Turpin, gjyqtari i ndeshjes midis PSG dhe Strasbourg,...