Ethet për ministrat: Rama shpall skuadrën e re qeverisëse

Kryeministri Edi Rama ka vendosur datën 11 shtator, ora 10:00 në Tiranë, për të prezantuar emrat e ministrave të rinj të kabinetit të tij të katërt. Ky prezantim vjen një ditë pas seancës së parë të Parlamentit, duke shënuar një ndryshim në traditën e shpalljes së qeverisë gjatë 12 viteve të fundit, kur fundi i gushtit ka qenë zakonisht periudha e njohjes me kabinetin e ri nga Asambleja Socialiste.

Kabineti Rama 4 do të bëhet i ditur një ditë pas betimit të deputetëve të rinj, dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Ende nuk dihet nëse ministrat aktualë do të qëndrojnë në detyrë, por duket se Rama ka ndërtuar skuadrën e re mbi dy parime kryesore. Së pari, ai do të ulë në tryezën e Këshillit të Ministrave ministra me profil të lartë teknik, në shërbim të mbylljes së kapitujve të hapur të anëtarësimit në BE. Së dyti, Rama ka kujdesur që të ketë në skuadër ministra me sa më pak përballje të mundshme me SPAK gjatë katër viteve të ardhshme.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë Socialiste të 11 shtatorit, pritet gjithashtu të bëhet e ditur se kujt do t’i besojë postet e zëvendëskryeministrit, kryetarit të Parlamentit dhe kreut të Grupit Parlamentar.

Përveç emrave të ministrave të rinj, pritet edhe riformatimi i disa ministrive, të cilat me strukturën aktuale përfshijnë shumë dikastere. 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...