Erga Kruja Kënga, rikthen magjinë e futbollit shqiptar në emisionin “Nga Njëra Ndeshje në Tjetrën” në Radio Tirana

Me fillimin e kampionatit të 87-të Kombëtar të Kategorisë Superiore në futboll, rikthehet edhe një prej emisioneve më ikonike sportive në Shqipëri, “Nga Njëra Ndeshje në Tjetrën”, që për më shumë se 4 dekada ka qenë dhe mbetet zëri i pakontestueshëm i futbollit shqiptar.

Në vitin 1983, gazetari legjendar Ahmet Shqarri realizoi një ëndërr të dëgjuesve duke krijuar një format radiofonik që prej atëherë është kthyer në një traditë të dashur për tifozët e futbollit në gjithë vendin.

Sot, kjo traditë vazhdon me një ekip të përkushtuar profesionistësh, të udhëhequr nga moderatorja energjike Erga Kruja Kenga dhe analisti i njohur dhe i respektuar, Bashkim Tufa, i njohur si “Mjeshtër i Madh” i sportit tonë.

Ekipi i programit përfshin mbi 20 komentatorë të shpërndarë në Tiranë dhe rrethe, të koordinuar me profesionalizëm nga Rubin Kristo, duke sjellë në çdo moment emocionet, analizat dhe zhvillimet më të fundit nga ndeshjet më të rëndësishme të futbollit shqiptar.

Defrim Met’hasani, Redaktor Përgjegjës i emisionit, përmes postimi në rrjetet sociale ka uruar gjithë stafin dhe bashkëpunëtorët e këtij emidioni për punën e palodhur që bëjnë çdo sezon për të mbajtur gjallë këtë zë të rëndësishëm të sportit më popullor në vend.

Radio Televizioni Shqiptar vazhdon të mbetet institucioni ekskluziv që i dedikohet futbollit shqiptar me pasion dhe profesionalizëm, duke qenë një urë lidhëse mes skuadrave, tifozëve dhe komunitetit sportiv në të gjithë vendin.

“Nga Njëra Ndeshje në Tjetrën” nuk është thjesht një emision, por një pjesë e shpirtit dhe historisë së futbollit shqiptar ,është zëri që ndjek çdo pas, çdo gol dhe çdo emocion në fushën e blertë.

Në prag të edicionit të ri 2025-2026 të Kategorisë Superiore, ne stafi i “Albania Express News” dëshirojmë të urojmë me gjithë zemër suksese emisionit “Nga Njëra Ndeshje në Tjetrën” si edhe të gjithë komentatorët sportivë që me pasion, profesionalizëm dhe përkushtim na sjellin çdo moment emocionues të futbollit shqiptar.

Falë punës tuaj të palodhur, tifozët në çdo cep të vendit ndjehen më pranë ndeshjeve, dhe zëri juaj është lidhja që bashkon komunitetin sportiv.

Një urim të veçantë edhe për të gjitha ekipet e futbollit shqiptar, që me përpjekje, disiplinë do të luftojnë në fushë për të dhënë më të mirën dhe për të bërë këtë kampionat një festë të vërtetë sporti.

Ju urojmë suksese, ndeshje emocionuese dhe një sezon të mbushur me spektakël, fair-play dhe arritje të reja. Futbolli shqiptar ka nevojë për energjinë, talentin dhe zemërgjerësinë tuaj, dhe bashkë do të ndërtojmë histori të reja që do të mbeten në kujtesën e të gjithëve.

Suksese të gjithëve në këtë sezon të ri që të jetë sezoni i fitoreve dhe i pasionit të pastër sportiv.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Fitorja ndaj Jordanisë, Rama: Miqësore, po kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama uroi sot Kombëtaren shqiptare për fitoren...

Arrestimi i Ilir Metës, Dumani: Linte shumë për të dëshiruar, por nuk jemi ne përgjegjës

Në listën e gjatë të pyetjeve që Tedi Blushi...

Sylvinho pas fitores spektakolare në miqësoren me Jordaninë: Krenar për Hysajn, ky ekip…

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shfaq i kënaqur...