Ëndrra amerikane dhe shqiptarët

Nga Xhensil Shkëmbi

Një video që brenda kishte pak dozë ironie dhe shakaje, në TikTok tim, ku thoja se në Amerikë nuk pinë dot kafen e mëngjesit si në Shqipëri, mori dhenë; u bë virale. Në 600 komente, mbi 500 prej tyre ziheshin me njëri-tjetrin. Rreth gjysmë milioni shikime.

Sot, teksa po kthehem në Vlorë, thashë të shkruaj dy rreshta (se unë këtë punë kam) për Amerikën, shqiptarët dhe jetën aty, atë çka pashë në 12 ditë.

Amerika nuk është për të gjithë. Sidomos për shqiptarët frikacakë e të rehatuar. Jo e jo. Amerika është për guximtarët, për ata që janë gati të sakrifikojnë dhe për ata që u ka ardhur në majë të hundës në Shqipëri.

Ëndrra amerikane nuk kapet duke jetuar si në Shqipëri, këtë kuptova. Aty nuk shkohet në mëngjes për kafe dhe pastaj në punë. Aty duhet të zgjohesh në 5 të mëngjesit, se punën e ke nja dy orë larg dhe trafiku është i përditshëm. Gruan nuk është çudi që e lë në gjumë dhe e gjen në gjumë, pasi kështu janë oraret. Fëmijët më tepër i rrit çerdhja sesa nëna. Pra, Amerika është sakrificë në vitet e para; më pas rehatohesh.

Çështje zgjedhjeje. Sepse në Shqipëri, mbase i ke këto “privilegje”, por mbase nga kafja të lajmërojnë se je i pushuar nga puna, dhe të gjesh punë tjetër, o nënockë e birit o, ose fëmijën e takon më shpesh, por të ndodh që të lajmërojnë se filani ka nisur të shet hashash në oborr të shkollës djalit të vogël, dhe ti nuk bën gjë dot, se ashtu është një muhabet. Ai që e shet, të shet, e ty po të dojë…

Çështje këndvështrimesh. Stazhi në Amerikë zgjaste 5 vite për t’u ambientuar; në Shqipëri ka raste kur zgjat përjetë. Luftën në Amerikë e kishe me veten, me mendjen tënde; nuk të ndalonte kush të bëheshe i pari. Këtu tek ne, i pari që ta fut është tendi. Aty nuk bëhej kush merak sa lekë kishe, çfarë pozicioni kishe e sa zhurmë të bënte makina. Këtu tek ne, po i pate atletet e përdorura, të tallin.

Çështje rehatie e ambicie. Në qoftë se në Amerikë përpiqeshe e punoje fort, bëheshe si Niku, 25 vjeç, me Mustang; si Aldo me servis e kafene e biznese; si Lidjoni, që kompania brenda vitit i fitonte mbi 1 milion dollarë, apo, edhe mund, edhe mund, si Mr. Potka, multimilioner, që puna i bëhej e duke pirë puro me mua. Në Shqipëri, e po u bëre, ta futin si Pacollit, sy për syri.

Pra, këtu tek ne është rehatia vrasëse, ndërsa andej, të bëheshe dikushi, duhet të “vrisje” ca gjëra, por bëheshe… (ose rroje me ilaçe).

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tronditje në Parlamentin grek/ Skandali me fondet bujqësore, tre ministra japin dorëheqjen

Zëdhënësi i qeverisë greke ka shpallur në mesditë një...

Analiza e Politico/ 5 skenarët se si Donald Trump mund të shkatërrojë NATO-n

Donald Trump këtë javë intensifikoi në mënyrë dramatike kërcënimet...

Lehtësi për detyrimet vendore në Elbasan, Bashkia njofton qytetarët dhe bizneset për përfitimet nga ligji i ri

Drejtoria e Taksave, Tarifave Vendore dhe Tregjeve pranë Bashkisë...