Elisa Spiropali: Romani i Fundit i Lea Ypit, Një Sofër për Shpirtin

E lexova me një frymë librin e fundit të Lea Ypit.

Romani kushtuar gjyshes së saj të mençur dhe të dashur, e përmes saj fatit tonë të përbashkët, është një sofër e madhe, rreth së cilës ulen shqiptarë që e duan leximin, atdhedashës, adhurues të letërsisë serioze, të etur për të ditur, mësuar e ëndërruar, që po gostiten me gjithçka që u mban gjallë shpirtin njerëzor, qytetar, intelektual dhe gjithçka tjetër që u nevojitet atyre që kërkojnë progres, mirëkuptim, dinjitet dhe begatim.

Mbi romanin-sofër të Lea Ypit nuk është shtruar mish e pilaf, por ushqim shpirtëror shqiptar, bukë e kripë e zemër.

Sofra e romanit të fundit të Lea Ypit përmban atmosferën e pothuaj të gjitha ambienteve të shoqërisë shqiptare gjatë disa dekadave: arealet, majat, honet, mjegullnajat, tendosjet, frymëmarrjet, dritat më të forta të mozaikut shoqëror, politik, urban e rural në kohët më vendimtare, që Lea di t’i thërras, t’u japë kohezion e të ndërtojë subjekt frymëndalës; tingujt më përfaqësues që ato kohë nxirrnin: nga vringëllimat e shpatave tek uturimat e aeroplanëve, gjëmimet e artilerive moderne, kërcitjet e çizmeve të policëve e ushtarëve, sa dhe meloditë e qeta të mirëkuptimeve, pa të cilat veshi mpihet, shurdhohet; aromat dhe flladet e pasioneve sentimentale nga më të sofistikuarat.

Përplot me situata, dromca e ndodhi, romani-sagë i Lea Ypit në anglisht, pritet të vijë së shpejti edhe në shqip.

Mirë libri i saj, po vetë Lea Ypi çfarë është?

Për të thënë çfarë është Lea Ypi nuk mjafton një dimër i tërë rreth vatrës.

Shkurt, Lea Ypi është një njeri i lirë, një shkrimtare race, një sovrane e mendimit, guximit dhe krijimit në krejt horizontin, nga Liria te Poshtërimi. Lea Ypi është ajo që ka përshkruar rrugën Ferr–Parajsë disa herë.

Faleminderit, e dashur Lea, për gjithë këto shërbime që u ke bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Ndihem krenare që autorja e kësaj kryevepre, Lea Ypi, po lufton me sukses që Shqipëria dhe bota të mos bëhen kurrë të klikave, por të mbeten përgjithmonë të shpirtrave.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Arrestimi i Ilir Metës, Dumani: Linte shumë për të dëshiruar, por nuk jemi ne përgjegjës

Në listën e gjatë të pyetjeve që Tedi Blushi...

Sylvinho pas fitores spektakolare në miqësoren me Jordaninë: Krenar për Hysajn, ky ekip…

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shfaq i kënaqur...

Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

Elseid Hysaj thyen rekordin. Mbrojtësi është bërë futbollisti me...