Elisa Spiropali përkujton Shën Terezën dhe Migjenin: kujtesë për shpresën dhe krenarinë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përkujtuar sot figurat e mëdha shqiptare, Nënë Terezën dhe poetin Migjeni, që ndahen në të njëjtën datë.

Në një postim në Facebook, Spiropali vuri në dukje se 26 gushti shënon ditëlindjen e shenjtores shqiptare (1910) dhe ditën e ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh (1938).

“Dy të përunjurit e mëdhenj, luftëtarët e paepur në mbrojtje të vegjëlisë, i lidh zinxhiri mahnitës lindje-vdekje si shkak-pasojë. Lutjet e Shën Terezës dhe kujat poetike të Migjenit ishin e njëjta klithmë shpirtrash të mëdhenj nga Shqipëria e vogël drejtuar padrejtësive të botës,” shkruan Spiropali.

Ajo thekson se çdo 26 gusht këto dy figura vijnë bashkë për të kujtuar se edhe në dhimbje ka shpresë dhe ngushëllim. “Shenjtorja Terezë dhe Poeti Migjen na ndezin krenarinë për të mëdhenjtë tanë që ia kemi dhënë botës,” përfundon ajo.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Orkestra Simfonike e TKOBAP-së në Festivalin Respighi të Bolonjës

Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe...

BRUKSEL – Dhjetëra mijëra protestues kundër shkurtimeve të buxhetit

Policia e Brukselit ka përdorur gaz lotsjellës dhe ka...

Edicioni IV i Kupës së Ambasadorit, aktivitet sportiv në Javën Kulturore Japoneze

Tirana priti për të katërtin vit radhazi Kupën e...