Kombëtarja shqiptare e futbollit po fiton 1-0 mbrëmjen e sotme ndaj Serbisë në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, në Leskovac, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës, teksa është mbyllur pjesa e parë.
Shqipëria e nisi ndeshjen më kërkuese, teksa Hysaj pasoi për Brojën që në minutën e 2-të, i cili topin në zonë, por u largua nga mbrojtja kundërshtare.
Më pas pati disa minuta më të mira për vendasit. Serbët u shfaqën më kërkues ku provuan nga krahu i majtë, por pa rrezik.
Goditja e parë nga këndi për Serbinë erdhi në minutën e 6-të, por krosimi u largua me kokë nga Shehu.
Në minutën e 12-të vjen tentativa e parë nga Shqipëria. Krosim i Hysajt nga e djathta, provon Manaj me kokë, por topi shkon jashtë.
Në të 22-ën, Shqipëria është pranë golit. Asllani kroson bukur nga e majta, devijimi i Mitrovic për pak shkon në portë, por e ndal portieri vendas.
Serbia i afrohet golit 4 minuta më pas. Gjuajtje e fortë nga Vlahovic, por Strakosha ndal në dy kohë.
Në minutën e 30-të, Serbia sërish pranë golit. Një krosim i Kostic, shkon te Vlahovic, i cili gjuan menjëherë, por topi shkon ngjitur me shtyllën. Nuk e arrin dot ta devijojë as Mitrovic.
Në minutën e 41-të një mundësi e mirë për Asllanin. Mesfushori gabon gjithçka me gjuajtjen, duke e dërguar topin mbi portë.
Një minutë më pas, karton i verdhë për Juljan Shehun, për ndërhyrje të gabuar ndaj Stankovic në mesfushë.
Në minutën e 45-të Shqipëria shënon me Rey Manaj. Pas një pasimi ne zonë, Manaj shënon nga qendra e zonës, duke mposhtur portierin serb.
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ka aktivizuar nga minuta e parë një formacion me skemën 4-3-3, duke ruajtur lojtarët kryesor të skuadrës.
Shqipëria luan me Thomas Strakosha në portë Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti dhe Mario Mitaj në mbrojtje; Kristjan Asllani, Qazim Laçi dhe Lindon Shehu në mesfushë, si dhe Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj në sulm
Ndërsa trajneri i Serbisë, Stojkovic, ka hedhur ne fushë një formacion me sy sulmuesit, Vlahovic dhe Mitrovic.
Serbia luan me Petrovic, Milosajevic, Veljkovic, Pavlovic, Stankovic, Maksimovic, Zivkovic, Samardizc, Kostic, Vlhaovic, Mitrovic.
Arbitri rumun Istvan Kovacs do të jetë gjyqtari kryesor në ndeshjen e sotme. Kovacs iu besua finalja e edicionit të shkuar në Champions League. Kovacs do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Mihai Marica dhe Ferencz Tunyogi, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Horatiu Feșnic, po nga Rumania. Në dhomën e VAR-it do të jenë gjyqtarët gjermanë Bastian Dankert dhe Pascal Muller.
Përballja është si një finale, pasi vendos shumë për vendin e dytë në grup, që do të thotë play-off për në Botëror.
Ndeshja e sotme është e katërta mes të dy ekipeve.
Shqipëria renditet e dyta në grupin K të eliminatoreve të Botërorit 2026 me 8 pikë pas 5 ndeshjeve, ndërsa Serbia renditet e treta me 7 pikë pas 4 ndeshjeve.
Grupi kryesohet nga Anglia me 15 pikë pas 5 ndeshjeve. Ekipi i renditur i dyti në grup shkon në “play off”-in për Botërorin 2026.
Nëse Shqipëria arrin të fitojë këtë ndeshje, do të shënonte një hap të madh drejt kualifikimit për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA. Ndërkohë, një fitore për Serbinë do të forconte pozitat e saj në grup.
Serbia: (3-2-3-1) Petrovic, Milosajevic, Veljkovic, Pavlovic, Stankovic, Maksimovic, Zivkovic, Samardizc, Kostic, Vlhaovic, Mitrovic. Trajner: Dragan Stojkovic
Shqipëria: (4-3-3): Thomas Strakosha; Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Mario Mitaj; Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Lindon Shehu; Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj. Trajner: Sylvinho