Elbasani teston sot veten në miqësoren me Tiranën në Greqi

Nga Vladimir Mema 

Elbasani do të zhvillojë sot edhe një ndeshje miqësore me Tiranën që do të shërbejë si test serioz për formacionin. Pritet që trajneri të eksperimentojë me disa variante taktike dhe të hedhë në fushë formacione të ndryshme, për të parë se kush përshtatet më mirë në skemën që po ndërton.

Në këtë fazë, më shumë se rezultati, rëndësi ka reagimi në fushë dhe niveli i përgatitjes, si në aspektin fizik, ashtu edhe në disiplinën e detyrave. E gjithë atmosfera në skuadër flet për një fazë të mbushur me seriozitet dhe përgjegjësi.

Elbasani nuk është më skuadër që sapo është ngjitur, por një emër që kërkon të konsolidohet në elitë dhe të shmangë vuajtjet e sezonit të kaluar. Stërvitja intensive, qasja e fortë e trajnerit dhe ndjenja e konkurrencës së brendshme janë shenja që ky sezon do të kërkojë shumë më tepër.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

‘Lumë golash’ në Old Trafford, Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar

ANGLI , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Old Trafford u...

SPAK zgjeron akuzat ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni: Nën hetim për pastrim parash dhe korrupsion

Dyshimet për lidhje financiare me fondet e AKSHI-t dhe...

Thu’Je: Në kohë krize, Shqipëria krijon një hapësirë të re europiane për demokracinë dhedialogun

TIRANË , 9 nëntor 2026/Albania Express News/-Mbi 120 organizata...