Dinamo dhe Elbasani e mbyllën në barazim sfidën e javës së 12-të të Abissnet Superiores, rezultat që i lejon verdhebluve të ngjiten përkohësisht në krye të renditjes. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë: miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 34-t me Tsague, ndërsa Dinamo reagoi në fund të pjesës me Bregun, i cili barazoi nga pika e bardhë në minutën e 43-të.
Ky barazim e çon Elbasanin në kuotën e 24 pikëve, një më shumë se Vllaznia që luan nesër përballë Partizanit. Dinamo nga ana tjetër mbetet e katërta me 19 pikë, duke humbur mundësinë të afrohet më shumë me kreun.



