Elbasani “përmbytet” nga qarkullimi i dendur edhe në ditë me stuhi/Mbi 30 mijë automjete pushtojnë hyrje-daljet e qytetit çdo fundjavë

ELBASAN ,8 maj 2026/Albania Express News/Pavarësisht reshjeve të shiut dhe motit të paqëndrueshëm, fundjava ka sjellë sërish fluks të rënduar trafiku në qytetin e Elbasanit, duke krijuar radhë të gjata automjetesh dhe lëvizje të ngadalta në akset hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Situata sipas “Albania Express News” është kthyer tashmë në një fenomen të zakonshëm për fundjavat, ku Elbasani shndërrohet në një nga pikat më problematike të qarkullimit në vend, sidomos për automjetet që lëvizin nga Tirana drejt juglindjes apo anasjelltas.

Sipas të dhënave të specialistëve të qarkullimit rrugor, numri i mjeteve që përshkojnë segmentet kryesore të qytetit gjatë fundjavës arrin deri në rreth 30 mijë automjete, një shifër dukshëm më e lartë krahasuar me ditët normale, ku qarkullojnë mesatarisht nga 18 deri në 25 mijë mjete.

Fluksi më i madh është regjistruar në hyrjen nga aksi i Tiranës, në zonën e Bradasheshit, si dhe në daljet drejt Librazhdit e Korçës, ku drejtuesit e automjeteve janë përballur me vonesa të shumta dhe lëvizje të ngadalta për disa kilometra.

Edhe pse reshjet e shiut pritej të ndikonin në uljen e lëvizjeve, duket se qytetarët nuk kanë hequr dorë nga udhëtimet e fundjavës, duke bërë që rrugët të mbeten të mbingarkuara gjatë gjithë ditës.

Ekspertët e transportit theksojnë se infrastruktura aktuale e Elbasanit nuk e përballon më volumin e lartë të automjeteve, sidomos gjatë fundjavave dhe periudhave festive. Ndërtimi i Bypass-it të Elbasanit gjatë dy viteve të ardhshme shihet si një nga zgjidhjet kryesore për të lehtësuar qarkullimin dhe për të shmangur bllokimet e vazhdueshme në qytet.

Ndërkohë, policia rrugore ka shtuar prezencën në terren për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur aksidentet apo bllokimet totale në akset më problematike.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...