Elbasani ka arritur fitoren e katërt radhazi në Kategorinë Superiore, duke mposhtur minimalisht Egnatian me rezultatin 1-0 në ndeshjen e javës së 11-të.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga Tsague në minutën e 67-të.
Egnatia mbeti me 10 lojtarë që në minutën e 49-të pas ndëshkimit me të kuq të Jaime, gjë që ndikoi në zhvillimin e lojës.
Me këtë sukses, Elbasani ngjitet në vendin e dytë me 23 pikë, po aq sa Vllaznia kryesuese, ndërsa Egnatia renditet e treta me 19 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Partizani mori një fitore dramatike ndaj Teutës me rezultatin 3-2.
Durrsakët mbyllën pjesën e parë në avantazh 2-0, me golat e Macollit dhe Tolit.
Në pjesën e dytë, Partizani reagoi me dy gola të Contrerasit, ndërsa Toma shënoi golin vendimtar në minutën e 86-të, teksa Teuta humbi një 11 metërsh.
Me këtë fitore, të kuqtë mbeten në vendin e tetë me 12 pikë, tre më pak se Teuta.

