Elbasani kujton Ditën Botërore të Gjuhës Rome me aktivitete kulturore dhe arsimore

Para godinës së Bashkisë Elbasan u zhvillua sot një aktivitet për të kujtuar Ditën Botërore të Gjuhës Rome, një ditë që thekson rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe kulturës rome si pjesë e trashëgimisë sonë të përbashkët. Elbasani përbëhet nga një komunitet i gjerë rom, i cili prej vitesh kontribuon në jetën shoqërore, kulturore dhe ekonomike të qytetit. Në këtë kuadër, Bashkia Elbasan ka qenë gjithmonë e angazhuar në mbështetjen e projekteve dhe nismave që promovojnë përfshirjen sociale, diversitetin kulturor dhe ruajtjen e identitetit të këtij komuniteti.

Elbasani është i vetmi qytet në Shqipëri ku gjuha rome mësohet si lëndë mësimore në dy shkolla 9-vjeçare: “Hamit Mullisi” dhe “Abdyl Paralloi”, duke e kthyer këtë nismë në një shembull të mirë të ruajtjes së gjuhës dhe përfshirjes kulturore përmes arsimit. Gjatë aktivitetit foli edhe mësuesi i gjuhës rome, Raxhi Rakipi, i cili theksoi rëndësinë e kësaj dite dhe vlerën që gjuha ka në ruajtjen e identitetit dhe kulturës rome.

Në vijim, u zhvilluan prezantime kulturore dhe aktivitete me nxënës, që përmes fjalëve dhe shprehjeve në gjuhën rome përcollën mesazhe sensibilizuese për ruajtjen dhe promovimin e kësaj gjuhe. Ky aktivitet u organizua me mbështetjen e Bashkisë Elbasan dhe në bashkëpunim me përfaqësues të komunitetit dhe organizatave rome.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...