Elbasani hap zyrën e re të shërbimeve publike, qytetarët marrin gjithçka në një vend

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka parë nga afër ambientet e reja të Zyrës së Shërbimeve, një hap i rëndësishëm që vendos qytetarët në qendër të shërbimit publik.

Në këtë hapësirë janë bashkuar të gjitha shërbimet online të shtetit dhe pushtetit vendor, duke i mundësuar qytetarëve që të marrin shërbimet e tyre në një ambient të vetëm.

 

Po ashtu, janë ngritur sportele të dedikuara për Ujësjellës-Kanalizime dhe Postën Shqiptare, ndërsa çdo qytetar që ka vështirësi në përdorimin e portalit e-Albania, mund të marrë asistencë falas dhe të specializuar.

Qytetarët tashmë mund të kryejnë kërkesa apo ankesa pranë OSHE dhe Ujësjellësit, të marrin informacion për problematika të ndryshme, si dhe të aplikojnë për vitet e punës për pensionin. Në zyrën e re do të ketë personel të dedikuar për t’i asistuar, duke shmangur nevojën për t’iu drejtuar zyrave private.

Një tjetër risi është funksionimi i zyrës “One Stop Shop” të Bashkisë Elbasan, si dhe një ambient i Postës Shqiptare, të cilat ofrojnë ndihmë për të gjithë qytetarët, veçanërisht për ata që nuk kanë njohuri të mjaftueshme teknologjike.

“Ky është një shërbim që i bën jetën e qytetarëve më të lehtë, më transparente dhe më të shpejtë. Në një vend të vetëm, ata gjejnë zgjidhje për të gjitha kërkesat dhe problematikat e tyre”, u shpreh kryebashkiaku Llatja.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kapotë për të gjithë pallatet, një vizion i ri për qytetin e Elbasanit

Procesi i rikonstruksionit të fasadave në Bashkinë Elbasan po...

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...