Elbasani feston 10 vite muzikë të dhomës: Rekord pjesëmarrjeje këtë vit

Prej një dekade, Elbasani ka qenë nikoqir i përvitshëm i Festivalit Kombëtar të Koncerteve dhe Muzikës së Dhomës, një ngjarje e rëndësishme për promovimin e muzikës klasike dhe të dhomës në Shqipëri. Në edicionin e 10-të, festivali ka regjistruar një rritje të pjesëmarrjes, me 15 trupa orkestrale nga Shqipëria dhe Mali i Zi, më shumë se çdo vit tjetër.

Repertori i festivalit përfshin muzikë klasike shqiptare dhe ndërkombëtare, ndërsa një vëmendje e veçantë i kushtohet krijimeve të reja të kompozitorëve shqiptarë, duke ofruar një platformë për shfaqjen e talentit dhe inovacionit në muzikën e dhomës.

Sipas maestro Blerim Narazanit, drejtues artistik i festivalit, ngjarja ka një dimension edukativ dhe kulturor të rëndësishëm. Ai thekson se festivali duhet të shërbejë si motiv për shkollat artistike në qytetet e tjera, që t’u japin më shumë rëndësi përgatitjes së brezave të rinj të instrumentistëve, duke u përballur me një rënie të numrit të nxënësve në fushën e artit muzikor.

“Ky festival synon të promovojë muzikën e dhomës, të nxjerrë në pah talentet e reja dhe të krijojë ura bashkëpunimi mes institucioneve të artit dhe shkollave të muzikës në vend,” tha Narazani, duke theksuar se pjesëmarrja e trupa orkestrale dhe diversiteti i repertorit e bëjnë këtë festival një ngjarje që nuk duhet humbur.

Festivali nuk është thjesht një spektakël muzikor, por edhe një mundësi për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut ndaj muzikës klasike dhe të dhomës, duke kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe nxitjen e bashkëpunimeve ndërinstitucionale mes artistëve dhe shkollave të muzikës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr me goma të përdorura pranë stacionit hekurudhor në Elbasan, ndotet ajri në zonën e banuar

  Një episod shqetësues është regjistruar në afërsi të stacionit...

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesinë e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin...

Vijon puna për “Lungomare 4″, Demo: Nxit zhvillimin turistik të zonës

VLORË 7 prill /Albania Express News/ Puna për zgjatimin...