Situata pas reshjeve të 24-orëve të fundit paraqitet e qetë, pa probleme në qarkun e Elbasanit

 

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin gjatë orëve të natës kanë kaluar pa shkaktuar probleme në qarkun e Elbasanit. Burime nga strukturat e Emergjencave Civile në të gjitha bashkitë e qarkut bëjnë me dije se situata është e qetë për momentin dhe nën kontroll .Nda asnjë nga shtatë bashkitë e këtij Qarku deri tani nuk janë raportuar shqetësime apo ngjarje që të kërkojnë ndërhyrje emergjente.

Sipas raportimeve zyrtare, reshjet kanë qenë me intensitet të ulët dhe nuk kanë krijuar rrezik për përmbytje apo dëmtime infrastrukturore. Të gjitha akset rrugore, si ato nacionale ashtu edhe rrugët rurale, janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht, pa pengesa dhe pa rrezik për drejtuesit e mjeteve.

Autoritetet lokale dhe grupet e gatishmërisë vijojnë monitorimin e situatës meteorologjike, ndërsa apelojnë për kujdes të shtuar në zonat malore ku lagështia mund të krijojë rrëshqitje të lehta.

Për momentin, qarku i Elbasanit mbetet një nga zonat ku reshjet nuk kanë sjellë pasoja, ndërsa strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri në rast të ndryshimeve të motit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

PD rinovon kupolën drejtuese, nesër gara, Noka drejt rikonfirmimit. Zbardhen emrat që përfliten

TIRANË ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Partia Demokratike pritet të...

Botërori 2026/ Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale

BOTËRORI 2026 ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Francë-Spanjë është gjysmëfinalja...

“Vërejtje në biografi”

Nga Auron Tare TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Dikur, kur...