Elbasan/ Operacion i madh antidrogë, 40 persona në pranga dhe armë të sekuestruara

Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar gjatë natës në qytetin e Elbasanit, ku morën pjesë dhjetëra forca policore dhe njësi të posaçme. Kontrollet u shtrinë në disa lagje dhe banesa të dyshuara si pjesë e një rrjeti kriminal. Burime paraprake, ende jo zyrtare, bëjnë me dije se gjatë aksionit janë arrestuar rreth 40 persona të përfshirë në veprimtari të paligjshme.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar armë zjarri, municione dhe sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, të destinuara për tregun e brendshëm dhe atë jashtë vendit. Aksioni vjen si pjesë e një hetimi disa mujor të autoriteteve, që kanë ndjekur aktivitetin e grupeve kriminale në Elbasan dhe zonat përreth.

Policia e Shtetit pritet të japë detaje zyrtare në orët në vijim mbi identitetin e të arrestuarve dhe shtrirjen e plotë të këtij operacioni, i cili konsiderohet një nga goditjet më të forta ndaj trafikut të drogës dhe armëve në këtë qytet. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit dhe lidhjeve të tij.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME