Qyteti i Elbasanit priti Kampionatin Individual Dimëror të Atletikës, një aktivitet kombëtar që mblodhi rreth 200 sportistë meshkuj dhe femra, përfaqësues të 12 ekipeve nga e gjithë Shqipëria. Garat u zhvilluan në kushte të mira organizative, pa asnjë problem apo incident, duke konfirmuar edhe një herë seriozitetin dhe nivelin e lartë të këtij eventi.

Megjithëse moti i paqëndrueshëm dhe reshjet e shiut shoqëruan pjesën më të madhe të garave, atletët treguan profesionalizëm dhe shpirt gare, duke sakrifikuar edhe në performancë për të synuar rezultatet maksimale. Në shumë disiplina u zhvilluan duele interesante dhe rivalitete të forta mes ekipeve tradicionale të atletikës shqiptare.

Në planin individual spikatën disa nga emrat më të njohur të pistës dhe fushës. Franko Burraj i Vllaznisë, me 1070 pikë, u shpall sportisti më i mirë i kampionatit, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer. Ndërkohë, te femrat titulli i sportistes më të mirë shkoi për Relaksa Dautin e Tiranës, e cila grumbulloi 999 pikë.

REZULTATET

