EKSKLUZIVE/ Riorganizimi i administratës lokale në Cërrik, emërohen drejtuesit e rinj në Njësitë Administrative dhe drejtoritë kryesore

Pas sygjerimit të Kryeministrit Edi Rama për një riorganizim të thelluar dhe eficient të strukturave të pushtetit vendor edhe Bashkia Cërrik ka nisur zbatimin e këtij procesi transformues duke ndërmarrë hapa konkretë në ristrukturimin e drejtuesve të njësive administrative dhe sektorëve të tjerë kyç në shërbim të qytetarëve. Në këtë kuadër, një pjesë e konkurseve tashmë janë zhvilluar dhe kanë nisur emërimet e para në pozicionet drejtuese.

Deri më tani, në dy nga katër njësitë administrative të Cërrikut janë përzgjedhur dhe emëruar drejtuesit e rinj. Në njësinë administrative Klos, z. Elis Duzha ka marrë detyrën në vend të z. Arjan Griba, ndërsa në njësinë Gostimë, z. Eneo Taçja ka pasur në këtë detyrë z. Gëzim Kadiu.

Ndërkohë, Njësia Administrative Mollas do të vazhdojë të drejtohet nga z. Xhevdet Sade, i cili mban këtë detyrë prej një viti, po ashtu si edhe Njësia Administrative Shalës, ku drejtimin e vijon zj.Brunilda Kurti.

Përtej nivelit të Njësive Administrative, janë bërë ndryshime edhe në drejtori të rëndësishme brenda strukturës së Bashkisë Cërrik. Drejtoria e Shërbimeve Publike i është besuar z. Olti Bozi, një profil me eksperiencë dhe energji për të përmirësuar ndjeshëm shërbimet ndaj komunitetit.

Ndërsa në krye të Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit është komanduar z. Florian Qosja, një emër që vjen me angazhimin për rritjen e gatishmërisë dhe profesionalizmit në këtë sektor jetik.

Procesi i riorganizimit nuk ndalet këtu. Sipas burimeve zyrtare nga Bashkia, në fillim të muajit shtator pritet ndrysime të tjera si edhe do të emërohen edhe dy nënkryetarët e rinj, duke kompletuar kështu fazën e parë të reformës administrative në nivel vendor.

Kryetari i Bashkisë Cërrik Andis Salla ka deklaruar se të gjitha emërimet dhe ndryshimet po kryhen në mënyrë tërësisht transparente, duke respektuar procedurat ligjore dhe në përputhje me nevojat e komunitetit për një administratë më funksionale, më efikase dhe më të afërt me qytetarin.

Ky riorganizim synon jo vetëm një menaxhim më të mirë të burimeve njerëzore, por edhe një rritje të standardit të shërbimeve publike, duke e bërë administratën vendore më dinamike dhe më të përgjegjshme për sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm lokal.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

TIRANË ,1 korrik 2026/Albania Express News/-Valdrin Pjetri është emëruar...

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...