Ekipet e moshave të KF Gramshit zhvillojnë dy miqësore me grupmoshat U-9 dhe U-11 në Kompleksin “Sulova Sport” në Selitë të Cërrikut

Nga Klevis Liçi

GRAMSH , 4 tetor 2026 /Albania Express News/- Grupmoshat e KF Gramshit vijojnë përgatitjet dhe aktivitetin e tyre sportiv, ndërsa ekipet U-9 dhe U-11 zhvilluan dy ndeshje miqësore në Kalçeto Sport Sulova, në Selitë të bashkisë Cërrik.

U-9, Gramshi shënon i pari, por mbyll ndeshjen 2-1

Në kategorinë U-9, Sulova Sport triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj KF Gramshit. Të rinjtë gramshiotë e nisën takimin pozitivisht, duke gjetur golin që në minutat e para.

Pavarësisht përmbysjes së rezultatit dhe humbjes minimale, vogëlushët e Gramshit treguan angazhim, dëshirë dhe luftuan deri në fund për një rezultat pozitiv.

U-11, eksperiencë e rëndësishme për të rinjtë

Në përballjen e grupmoshës U-11, Sulova Sport fitoi 5-0 ndaj KF Gramshit. Edhe pse rezultati ishte i thellë, sfida shërbeu si një tjetër mundësi për futbollistët e rinj për të fituar eksperiencë dhe për të matur nivelin e tyre përballë një kundërshtari.

Dy ndeshjet miqësore në Selitë janë pjesë e punës së vazhdueshme me grupmoshat e KF Gramshit, me synimin për zhvillimin teknik, taktik dhe sportiv të fëmijëve.

Për klubin, këto përballje mbeten të rëndësishme jo vetëm për rezultatin, por mbi të gjitha për formimin e brezit të ri të futbollistëve dhe përgatitjen e tyre për sfidat e ardhshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...