Edi Rama merr pjesë në Samitin e Euro News për turizmin në Bruksel

TIRANË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e Euro News për Turizmin, që do të zhvillohet sot, më 29 shtator në Bruksel.

Samiti mbledh politikëbërës, drejtues të industrisë, investitorë dhe ekspertë për të diskutuar zhvillimet që po formësojnë të ardhmen e turizmit, nga ndryshimi i pritshmërive të udhëtarëve te inovacioni digjital dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Pjesëmarrja e Kryeministrit në këtë samit është një mundësi për të sjellë në vëmendje Shqipërinë si destinacion turistik në zhvillim dhe për të shkëmbyer përvoja mbi investimet, infrastrukturën si dhe mikpritjen e vendit tonë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shqipëria përmes syve të turistëve të huaj: Një vend i mrekullueshëm, Tirana mbresëlënëse

TIRANË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Turistë nga vende...

Gjimshiti flet në prag të ndeshjes me San Marinon: Duket ndeshje e lehtë, por s’është e tillë, të jemi të përqendruar

SAN MARINO ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Kombëtarja shqiptare...

Vijon në ditën e 121-të protesta para Kryeministrisë

TIRANË ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Në ditën e...