E trishtë! Klubi drejt shkrirjes, qyteti në Shqipëri pa futboll

Skuadra e Valbonës, ndodhet sërish në një situatë të vështirë dhe po shkon drejt shkrirjes. Sezoni i kaluar, që nisi me pritshmëri të larta, u mbyll me rënie nga Kategoria e Parë për shkak të problemeve jashtë fushe. Ekipi, i ndërtuar fillimisht për të qenë konkurrues, tregoi se kishte potencial me disa ndeshje të spikatura ndaj rivalëve të fortë. Megjithatë, financat e dobëta sollën pasoja të rënda, duke detyruar disa prej lojtarëve kryesorë të largoheshin.

Në ndeshjet e fundit, skuadra e kishte të vështirë të plotësonte edhe formacionin bazë. Pas rënies në Kategorinë e Dytë, situata organizative u përkeqësua edhe më tej. Aktualisht, ekipi nuk ka një grup të formuar për të nisur sezonin. Bashkia e Tropojës ka nisur përpjekjet për të gjetur një administrator, por mungesa e garancive financiare ka frenuar çdo ofertë.

Kjo nuk është hera e parë që Valbona përballet me problematika të ngjashme. Në sezonin 2021-22, klubi u tërhoq nga kampionati dhe u rrëzua në Kategorinë e Tretë. Përveç kësaj, detyrimet e pashlyera kanë sjellë bllokim të merkatos nga FIFA. Nëse nuk gjendet një zgjidhje e menjëhershme, ekziston rreziku që skuadra të mos paraqitet në sezonin e ri, duke lënë futbollin e Tropojës pa përfaqësues në garat kombëtare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Trump optimist para takimit me Putin në Hungari: Mendoj se mund ta bind që t’i japë fund luftës

Presidenti Donald Trump priti homologun e tij ukrainas, Volodymyr...

Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Nga  Alban Daci Madje, as nuk ka nevojë për të...

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e...