Federata Sllovene e Futbollit pas vendimit të çuditshëm për të ndalur shitjen e biletave nga “frika” se po bliheshin jo nga tifozët slloven, tashmë ka një tjetër detyrim për këdo të që do të jetë në stadium në ndeshjen përballë Kosovës më 15 nëntor.
Pasi njoftuan se i gjithë stadium është shitur, pra 16.038 bileta sa është kapaciteti, Federata Sllovene e Futbollit theksoi se përveç sektorit të tifozëve miq, që përcakton 5% të kapacitetit, e gjithë pjesa tjetër e stadiumit duhet të paraqitet me një simbol të kombëtares dhe shtetit të tyre si mënyrë identifikimi, duke qenë se janë sinjalizuar që shtetas kosovarë kanë blerë bileta përtej numrit të caktuar për sektorin mik.
“Më pak se një muaj para ndeshjes së fundit të Kombëtares së Sllovenisë në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, janë shitur të gjitha biletat për përballjen mes Sllovenisë dhe Kosovës”.
Stadiumi “Stozice” do të jetë sërish i mbushur më 15 nëntor, ndërsa Federata e Futbollit të Sllovenisë u bën thirrje të gjithë mbajtësve të biletave të sillen në mënyrë sportive në tribuna. Hyrja në stadium (me përjashtim të sektorit të tifozëve mysafirë) do të jetë e mundur vetëm me simbolet e Sllovenisë dhe të kombëtares sllovene”, njofton Federata.
Kujtojmë, për Kosovën përballja ndaj Sllovenisë do të jetë “jetike”, pasi me një pikë të fituar do ta siguronte edhe matematikisht play-offin, por nëse Dardanët fitojnë dhe njëkohësisht Suedia ndalë Zvicrën atëherë do të hyjnë me pretendime më të larta për të arritur vendin e parë që sjell kualifikimin direkt pë rnë fazën e grupeve të Botërorit.