Nga Zheni Gjergji
Evanthi Pecini, stërgjyshja ime elbasanase, ishte gruaja e parë deputete që mori fjalën dhe përgjegjësinë për të përfaqësuar rrethin e Elbasanit në Kuvendin Popullor, duke shërbyer me përkushtim në tri legjislatura (II-III-IV).
Ajo ishte zëri i grave, i qytetit dhe i kohës së saj, një grua me vizion dhe kurajo në një epokë sfiduese. Evanthi Peçini kontribuoi me përkushtim në përfaqësimin e komunitetit, në mbrojtjen e vlerave sociale e njerëzore dhe do të kujtohet si deputetja që u angazhua për elektrifikimin e zonës së Godoleshit.
Sot, pas shumë dekadash, unë, Zheni Gjergji, mbesa e saj dhe po ashtu bijë e Elbasanit, mbylla me dinjitet rrugëtimin tim si deputete në Kuvendin e Shqipërisë, duke u përpjekur të jem zëri i qytetarisë elbasanase.
E ndjej si një trashëgimi të gjallë këtë lidhje mes brezave, këtë zë që nuk shuhet por vazhdon në mbrojtje të dinjitetit njerëzor, të barazisë dhe të së vërtetës.
Jemi dy gra nga Elbasani, ndarë nga koha, por të bashkuara nga përkushtimi për shërbimin publik dhe dashuria për vendin dhe qytetin tonë të dashur, Elbasanin.