Dumani: Identifikuam 16 grupe kriminale të rrezikshme, 11 milionë euro kriptomonedha të bllokuara

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani tha sot gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, se gjatë vitit 2024 janë përdorur teknika të posaçme të hetimit në 163 procedime penale, me 3096 pajisje të interceptuara për vitin 2024, ndërsa janë ekzekutuar 2046 vendime gjykate, gjë që shënon një rritje në masën 42.6%.

“Rekomandimi për çështjet e terrorizmit është zbatuar me 102 procedime dhe me dërgimin për gjykim të një çështjeje për financimin e terrorizmit.  Kjo është realizuar përmes intensifikimit të hetimit për pastrimin e parave, rritjen e bashkëpunimit me Moneyval dhe Eurojust për hetimet financiare”, tha Dumani.

“SPAK ka trajtuar edhe 300 kallëzime penale, ndërsa është reflektuar rritje e bashkëpunimit ndërkombëtar me 163 kërkesa për ndihmë juridike të dërguara jashtë vendit dhe 70 kërkesa nga autoritetet e huaja të trajtuara nga SPAK. Gjatë vitit 2024 janë hetuar gjithsej 824 procedime penale nga të cilat 526 të mbartura dhe 328 të regjistruara në vitin 2024. Krahasuar me vitin e mëparshëm ka një rritje me 9.7% të procedimeve penale të regjistruara dhe një rritje me 13% të hetimeve të përfunduara”, tha ai.

Sipas kreut të SPAK, në fushën e korrupsionit janë proceduar 33 ish-zyrtarë të lartë, prej të cilëve 19 të dërguar për gjykim dhe 10 të dënuar me vendim të formës së prerë.

“Edhe lufta kundër krimit të organizuar ka shënuar rritje me 19% për çështjet e regjistruara dhe me 35% për hetimet e përfunduara. Terrorizmi gjatë vitit 2024, ka shënuar regjistrim me 9 çështje të reja, nga të cilat 1 u dërgua në gjykatë”, vijoi Dumani.

“Tregues pozitiv është edhe numri i procedimeve penale për veprën e pastrimit të produkteve kriminale dhe kjo krahasuar me 2023 ka një rritje me 31%, ndërsa krahasuar me vitin 2021 ka një trefishim. Vlera e pasurive të konfiskuara për vitin 2024 është në shumën 65.5 milionë euro duke shënuar një rritje me 59.7% krahasuar me vitin paraardhës. Prej totalit, 43.8% janë pasuri të sekuestruara, ose 28.7 milionë euro dhe rreth 56.2% janë pasuri të konfiskuara”, theksoi Dumani.

“Për veprat penale që lidhen me krimet zgjedhore për vitin 2024 janë hetuar 43 procedime penale me 7 persona nën hetim. Nga 2071 të paraburgosur në Shqipëri, 270 janë të hetuar nga SPAK. Masa arrest me burg është aplikuar për 236 persona, nga cilët 82% rezultojnë të hetuar për krimin e organizuar. Për çështjet e korrupsionit rezulton se me masën arrest në burg janë vendosur 31 persona, 162 persona janë dërguar për burgim, 38 dënim me kusht dhe për 13 persona është pushuar çështja për efekt amnistie”, pohoi Dumani.

“Është dhënë masë për të ndaluar ushtrim funksioni publik për 53 persona fizik dhe juridik. Numri i çështjeve të përfunduara nga SPAK u rrit me 13%. Ndërsa, pastrimi i parave dhe grupet e strukturuara kriminale mbeten në nivel të rrezikut të lartë, sidomos nga aktivitete që burojnë nga trafiku i lëndëve narkotike dhe veprimtaria ndërkombëtare e grupeve kriminale. Trafikimi i qenieve njerëzore është në nivel mestar rreziku me numër të lartë rastesh, por me potencial rritje”, tha Dumani.

Kreu i SPAK theksoi se janë aktive në disa shtete të BE, si Itali, Spanjë, Belgjikë, Holandë, Gjermani, Norvegji disa grupe kriminale.

“Këto grupe blejnë kokainë në Amerikën Latine, ndërsa grupet janë të përfshirë edhe në trafikimin e qenieve njerëzore dhe krimin kibernetik. Gjatë 2024 janë identifikuar 16 grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë, nga të cilat 10 janë provuar në gjykatë për aktivitetin e tyre. Karakterizohen nga strukturë hierarkike, përdorimi i komunikimeve të koduara, dhe pastrimi i parave. Janë aktive në Tiranë, Durrës, Shkodër, Kukës, Lezhë, Elbasan dhe Vlorë”, tha Dumani.

“Një tjetër formë rritje e krimit të organizuar, është mashtrimi kompjuterik, i realizuar përmes call center, me dëme që tejkalojnë 6 milionë euro. Korrupsioni, treguesit e vitit 2024 tregojnë tendencë në rritje të luftës kundër korrupsionit të funksionarëve publik. 5.9% e totalit të çështjeve në hetim janë kërkuar të pushohen dhe 12% janë transferuar në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, ndërsa 67.4% e çështjeve mbeten pjesë e hetimit për 2025”, theksoi ai.

Sipas Dumanit, për vitin 2024 janë 10 funksionarë të lartë publikë për të cilët ka pasur vendime të formës së prerë nga gjykatat.

“Përhapja e praktikave korruptive në administratën publike, ushtrim i ndikimit të paligjshëm. Veprat e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror, kanë një ulje relative, por mbeten krime që cenojnë besimin e publikut”, shtoi Dumani.

Kreu i SPAK u ndal edhe te mungesa një portofoli për të ruajtur kriptomonedhat e bllokuara nga aktivitetet kriminale.

“Nuk kemi një portofol për të ruajtur kriptomonedhat e sekuestruara. As Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara nuk ka portofol dixhital. Vetëm në 2024 kemi sekuestruar mbi 11 milionë euro vlerë të kriptovalutave dhe kemi hasur në vështirësi. Problemin e zgjidhëm duke bashkëpunuar ngushtë me një vend të BE që na u vetë ofrua, ishte një sforco shumë e madhe. Jemi në proces ngrirje të një shume më të madhe se 11 milionë euro, janë të ngrira”, tha Dumani.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Hap i madh për Emanuela Rustën, gjyqtarja shqiptare do të vendosë drejtësi në duelin e Women’s Champions League

Gjyqtarja shqiptare Emanuela Rusta është caktuar nga UEFA të...

Zjarr në makinë në lëvizje në aksin Librazhd-Prrenjas, shpëton mrekullisht shoferi emigrant

    Një ngjarje me rrezik për jetën ka ndodhur më...

Fitorja ndaj Jordanisë, Rama: Miqësore, po kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama uroi sot Kombëtaren shqiptare për fitoren...