Drita fiton derbin shqiptar të Europës, kampionët e Kosovës mundin Shkëndijën në Conference League

Euroderbi i shqiptarëve në Conference League i shkon Dritës së Gjilanit.

Skuadra kampione e Kosovës iu imponua Shkëndijës së Tetovës duke e mundur me rezultatin 1-0 për të marrë 3 pikë me peshë për klasifikimin.
Pavarësisht kushteve atmosferike, në Fadil Vokrri atmosfera ishte fantastike me tifozët që shfaqeshin entuziastë teksa këndonin dhe brohorisnin në shkallët e impianti, nga himni kombëtarë shqiptarë deri tek këngët e njohura tashmë të stadiumeve shqiptare, duke i filluar festat e nëntorit një ditë përpara.

Më pas i erdhi radha skuadrave të zbrisnin në fushën e lojës. Në pjesën e parë, ishte Shkëndija që dha sinjalin e parë teksa në minutën e 17 tentoi me Spahiun, por topi shkoi në duart e portierit Maloku, 3 minuta më vonë Drita arriti të zhbllokojë rezultatin me Arb Manaj pas ekzekutimit të një goditje dënimi dhe në shkallët e “Fadil Vokrrit” të Prishtinës shpërtheu festa e tifozëve të Dritës. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të skuadrës kampione të Kosovës.
Në të dytën, Shkëndija iu afrua golit të barazimit në minutën e 56 me latifin gjuajtja e të cilit u ndal në tramversë, ndërsa Drita u përgjigj në të 68 me Ramadanin.
Rezultati nuk ndryshoi më dhe Drita arrin të marrë një tjetër fitore duke u ngjitur në kuotën e 8 pikëve që e ngjisin në 8 vendet e para që të kualifikon direkt për në 1/8 e finaleve, ndërsa Shkëndija mbetet me 4 pikë dhe e sheh veten në vendin e 25 që të eliminon nga kompeticioni.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zhduket kinezja në Greqi, dyshohet se është rrëmbyer ose vrarë. Zbulohet lidhja me investimet në Shqipëri

GREQI ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një shtetase kineze 50-vjeçare,...

Korça kryeson me mbi 7 200 aplikime për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi

KORÇË, 11 korrik 2026 /Albania Express News/ -7 200...