“Drejton rrjet ndërkombëtar për trafikun e drogës”/ Mediat braziliane: Lëshohet urdhër-arresti për Ervin Matën

Sipas autoriteteve shqiptare, Mata besohet të jetë përgjegjës për tentativën e transportit të 69 kg kokainë nga São Paulo në Valencia të Spanjës, të fshehur në një ngarkesë me limona në Portin e Santos.

BRAZIL- Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Federale (STF) në Brazil Alexandre de Moraes urdhëroi arrestimin e manjatit shqiptar të drogës, Ervin Mata, i akuzuar nga Prokuroria Publike e Shqipërisë për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Mediat braziliane shkruajnë se urdhëri u lëshua më 23 shtator, pasi qeveria shqiptare kërkoi ekstradimin e biznesmenit, i cili thuhet se ishte i arratisur në Brazil.

Sipas autoriteteve shqiptare, Mata besohet të jetë përgjegjës për tentativën e transportit të 69 kg kokainë nga São Paulo në Valencia të Spanjës, të fshehur në një ngarkesë me limona në Portin e Santos. Hetimet gjithashtu e lidhin Matën me aktivitete kriminale në Kolumbi dhe transportimin e 240 kg kokainë në Frankfurt të Gjermanisë, në shtator 2020. Pas këtij operacioni, ai thuhet se u largua nga Evropa dhe u vendos në Brazil.
Përveç trafikut të drogës, shtypi shqiptar pretendon se Mata ishte i përfshirë në financimin e vrasjeve dhe skemave të pastrimit të parave përmes kontratave hoteliere të lidhura me një spital publik në Tiranë, të regjistruar në emër të babait të tij. Sipas raportimeve, edhe nga distanca, ai vazhdoi të fitonte rreth 81 milionë lekë.

Në vendim, Moraes theksoi se arrestimi është i nevojshëm për të garantuar ekzekutimin e çdo urdhri ekstradimi.

“Paraburgimi është një kusht për pranueshmërinë e procesit të ekstradimit dhe synon të sigurojë ekzekutimin e çdo urdhri ekstradimi”, shkroi gjyqtari.

Ekzekutimi i urdhrit të arrestit duhet t’i komunikohet menjëherë Gjykatës së Lartë Federale, Ministrisë së Drejtësisë, Interpolit dhe përfaqësisë diplomatike të Shqipërisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Balluku në Austri, diskutime për investime në energji dhe turizëm

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda...

Ata që e mbajnë Elbasanin mbi supe janë skuadra e fitores dhe e së ardhmes

Në sfondin e një Elbasani që ecën përpara, janë...

Presidenca, kërkesë Kushtetueses: Shpallni moskompetencë për dekretin e zgjedhjeve në Tiranë

Institucioni i Presidentit, në cilësinë e palës së interesuar,...