Drejt përfundimit ndërtimi i dy urave të reja mbi Përroin e Gorrës për fshatrat Matrej dhe Papër Sallak

Në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Bashkia Elbasan po shkon drejt përfundimit të ndërtimit të dy urave tip “Beli” mbi Përroin e Gorrës, në shërbim të banorëve të fshatrave Matrej dhe Papër Sallak. Pas vitesh vështirësish, veçanërisht gjatë stinës së reshjeve, ky investim i shumëpritur po bëhet realitet.

Dy urat, me gjatësi 12 metra secila, u vijnë drejtpërdrejt në ndihmë rreth 480 banorëve të zonës, duke garantuar kalim më të sigurt për këmbësorët, nxënësit e shkollave dhe mjetet bujqësore. Ndërtimi i tyre i jep fund izolimit shumëvjeçar dhe rrezikut të vazhdueshëm që shoqëronte lëvizjen në këtë aks.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka theksuar se ky investim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të bashkisë për përmirësimin e infrastrukturës rurale dhe rritjen e sigurisë për komunitetet, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional në zgjidhjen e problematikave konkrete të qytetarëve.

Investimi është pritur me vlerësim dhe mirënjohje nga banorët e Matrejve dhe Papër Sallakut, të cilët kanë shprehur falënderime për Bashkinë Elbasan dhe në veçanti për kryetarin Gledian Llatja, për vëmendjen dhe zgjidhjen e një nevoje jetike që u ka munguar prej vitesh.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Parashikimi i motit për sot, 12 Prill 2026

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga...

Gramshi shpërthen në festë: Vajzat e volejbollit dhurojnë spektakël dhe triumf ndaj Tiranës!

Gramshi përjetoi sot një nga ditët më të bukura...

Milani kalon në krizë, mundet nga Udineze dhe “San Siro” shpërthen në vërshëllima…

Milani shkon drejt një krize serioze, duke rrezikuar tani...