Dramë dhe polemika në “San Siro”, protestat e Lazios për penallti në fund bien poshtë, Milani fiton dhe ngjitet në krye

 

Pas fitores në derbi, Milani ka marrë një fitore tjetër të rëndësishme, duke mundur 1-0 në “San Siro” Lazion në javën e 13-të të Serie A

Ekipi i Allegrit iu fal një goli të Rafa Leaos në minutën e 51’ të takimit, që i shërbeu kuqezinjve për të marrë tre pikët e radhës.

Drama ndodhi në fund, aty ku pas një rishikimi me VAR për një penallti të Lazios, shpërtheu një përplasje mes stafeve të dyja ekipeve, ku u ndëshkua me karton të kuq dhe Allegri.

Pas rishikimit me VAR, gjyqtari në fund vendosi të os e akordonte penalltinë për miqtë, duke sjellë shumë polemika në fushë.

Kështu, Milani ngjitet momentalisht në krye të renditjes së Serie A me 28 pikë, ndërsa të dielën do të ndjekë i qetë sfidën mes Romës dhe Napolit, duke shpresuar që verdhekuqtë të hedhin një hap të gabuar.

REZULTATI:

Milan 1-0 Lazio

Leao 51’

 

RENDITJA:

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...