Drafti i Kodit të ri Penal/ Prezenca e OSBE në Tiranë: Nuk kemi qenë të përfshirë në hartimin e ndryshimeve të propozuara

Prezenca e OSBE në Tiranë ka reaguar lidhur me propozimin e draftit ë Kodit të ri Penal. Në një deklaratë për mediat të publikuar dhe në rrjetet sociale, theksohet rëndësia e Kodit Penal si një ligj themelor që meriton kohë të mjaftueshme dhe një proces konsultimi të plotë.

Prezenca e OSBE deklaron se nuk kanë qenë të përfshirë në hartimin e ndryshimeve të propozuara ndërsa shtojnë sepo shqyrtojmë draftin e disponueshëm. Gjithashtu, shprehen se janë të gatshëm të ofrojnë rekomandime konkrete qeverisë dhe parlamentit të ri.

REAGIMI I PLOTË: 

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri thekson rëndësinë e Kodit Penal si një ligj themelor që meriton kohë të mjaftueshme dhe një proces konsultimi të plotë. Megjithëse nuk kemi qenë të përfshirë në hartimin e ndryshimeve të propozuara, po shqyrtojmë draftin e disponueshëm dhe jemi të gatshëm t’u ofrojmë rekomandime konkrete qeverisë dhe parlamentit të ri, në përputhje me mandatin tonë për të mbështetur institucionet demokratike dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri. 

Pak ditë më parë edhe zyra e Bashkimit Europian në Tiranë është shprehur se nuk ka qenë pjesë e grupit të ekspertëve gjatë diskutimeve të hartimit të ndryshimeve. Po ashtu kanë deklaruar se ende nuk kanë një qëndrim mbi këto projekt-amendamente. Zyra e BE-së theksoi rëndësinë e garantimit të një konsultimi gjithëpërfshirës të gjitha institucionet kryesore të drejtësisë për të garantuar cilësinë më të lartë të legjislacionit që do të miratohet. Këto ndryshime zyra e BE-së i lidhi edhe me rrugën e vendit tonë për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Sipas tyre Shqipëria duhet të bëjë ndryshime në Kodin Penal me standartet evropiane.

Kryeministri Edi Rama gjithashtu ka reguar lidhur me kundërshtitë dhe qëndrimet për draftin e Kodit të ri Penal, ku është shprehur se Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Ministrave, nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit. Sipas tij kjo i është besuar një grupi ekspertësh, nën udhëhehjen e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Profesor Arben Rakipit.

Rama shton se draftin qeveria e ka marrë dhe po e studion për të nxjerrë më pas qëndrimet e tyre. Për këtë ai thotë se çdo kush ka të gjithë kohën për ta studiuar e pastaj ballafaquar draftin e Kodit të Ri Penal me grupin e punës, njësoj siç sipas tij, do të bëjë qeveria e siç duhet të bëjnë të tëra palët e interesuara. Rama thotë se pas procesit të ballafaqimit të grupit të punës me të gjitha palët e interesuara, Ministria e Drejtësisë do ta marrë draftin e rishikuar e do ta konsultojë natyrisht edhe me Komisionin Europian. Ai thekson se pa miratimin e Brukselit drafti nuk shkon dot në parlament.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

  Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla...

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme...

Evakuohet një qytet në Greqi për shkak të daljes së lumit nga shtrati

Banorët e vendbanimit Yperia në bashkësinë rajonale të Larisës...

Parashikimi i motit për sot, 6 dhjetor 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në...