Dita e 23-të e protestës në kryeqytet, tubuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’, thirrje qytetarëve: Ne po bëjmë revolucion, s’ka Botëror që na ndalon

Ka nisur në kryeqytet dita e 23-të e protestës jopartiake.

Një pjesë e qytetarëve janë grumbulluar në sheshin ‘Skënderbej’, ndërsa pjesa tjetër janë stacionuar para Kryeministrisë aty ku do të mbajnë edhe fjalimet si çdo ditë tjetër.

Qytetarët janë grumbulluar në orën 19:00 ashtu siç është njoftuar edhe ditë më parë për ndryshimin e orarit.

Siç raporton gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, një pjesë e protestuesve kanë vendosur të qëndrojnë për 24 orë para Kryeministrisë që prej protestës kombëtare të së shtunës.

Kërkesat e qytetarëve vazhdojnë të jenë po ato që nga dita e parë, duke e shoqëruar tubimin e tyre me thirrje si: Rama n’burg, Berisha n’burg.

Protestuesit të cilët ndodheshin në shesh kanë nisur marshimin duke kaluar edhe pranë ‘Fan Zone’ në qendër të Tiranës.

“Ne po bëjmë revolucion, s’ka Botëror që na ndalon”, ishte thirrja e protestuesve ndërsa kalonin pranë ‘Fan Zone’.

Ndërkohë një nga folësit me megafon ka lajmëruar se nesër në orën 10:00 do të mbajnë një tjetër kryengritjen para Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, duke ftuar edhe sindikatat për t’u solidarizuar me ta.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Furtunë në administratën shtetërore, dorëheqje në Tatime, Dogana, energjetikë dhe prokurime publike

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Pas ultimatumit të...

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Mbretëria e Bashkuar...

Live Aarhus–Egnatia/ Shpërthen festa kuqezi, kampionët e Shqipërisë kalojnë në avantazh me Grudën!

DANIMARKË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Egnatia gjen golin...