Diplomatja amerikane në zyrën e Albana Koçiut, i kërkon ministres së re të zhdukë kartelet dhe grupet kriminale

Nancy VanHorn, e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, ka zhvilluar këtë të premte një takim me ministren Albana Koçiu. Ajo i ka kërkuar shefes së Punëve të Brendshme, që gjatë mandatit të saj të zbatojë porositë e Presidentit Donald Trump, për zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare.

Diplomatja amerikane ka theksuar se duke punuar së bashku forcat e rendit të SHBA dhe Shqipërisë mund të çmontojnë rrjetet e paligjshme financiare dhe të mohojnë strehimin e sigurt për trafikantët e drogës dhe terroristët, duke i bërë të dy vendet tona më të sigurta.

“Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn theksoi edhe një herë përkushtimin e qartë të Presidentit Trump në zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare gjatë takimit të saj të parë me Ministren e re të Punëve të Brendshme Albana Koçiun.

Duke punuar së bashku, forcat e rendit të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mund të çmontojnë rrjetet e paligjshme financiare dhe të mohojnë strehimin e sigurt për trafikantët e drogës dhe terroristët, duke i bërë të dy vendet tona më të sigurta”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.

Politikania socialiste Albana Koçiu është zgjedhur ministre e Brendshme dy javë më parë, në Asamblenë e Partisë Socialiste, dhe është e para ministre grua që drejton këtë dikaster.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protesta në Maqedoninë e Veriut, Gazmend Bardhi: Shqipja nuk negociohet

TIRANË, 6 prill /Albania Express News/ – Kreu i...

Trump përsërit kërcënimet ndaj Iranit: Nëse Teherani nuk dorëzohet, do të godasim çdo urë dhe termocentral

Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti kërcënimet ndaj Iranit për...

“Speci 450 lekë, çmime të çmendura”/ Braçe monitoron çmimet e perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

Socialisti Erion Braçe ka kritikuar sërish rritjen e fruta-perimeve,...