Dinamo prezanton afrimin më të ri, Guindo vishet blu

Skuadra e Dinamos nuk ka humbur kohë, por ka prezantuar menjëherë edhe afrimin më të ri në ekip, një njohës të mirë të futbollit shqiptar. “Saliou Guindo është përforcimi i radhës për skuadrën tonë. Futbollisti 28-vjeçar ka bërë prezantimin me fanellën e Dinamo City dhe është vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.

Pas Bernard Berishës, presidenti Adrian Bardhi bën një tjetër goditje, duke kompletuar sulmin blu me një element të rëndësishëm.

Guindo e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar, pasi është aktivizuar me disa skuadra, së fundi me Egnatian. Ai ka pasur po ashtu edhe disa eksperienca në kampionate të tjera të huaja.

Mirë se vjen dhe suksese me fanellën blu, Saliou Guindo!”, thuhet në njoftimin e klubit blu.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Gulf News”: Gjirokastra mes destinacioneve më spektakolare në botë

GJIROKASTËR, 13 korrik 2026 /Albania Express News/- Shqipëria është...

Botërori 2026/ Policia në Atlanta në alarm për gjysmëfinalen Angli-Argjentinë

BOTËRORI 2026 ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Atlanta përforcohet për...

Edi Rama merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën në Paris

TIRANË, 13 korrik 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...