Digjet një banesë në Murras të Elbasanit, zjarrfikësja në vendngjarje

Një banesë është përfshirë nga flakët këtë të hënë në fshatin Murras, në bashkinë e Elbasanit. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës, i cili ka ndërhyrë për vënien nën kontroll të zjarrit dhe shmangien e përhapjes së flakëve në banesat përreth.

Nga zjarri janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, teksa pritet që grupi hetimor të nisë verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë jetonin tre anëtarë të familjes, të cilët kanë arritur të dalin menjëherë jashtë sapo kanë konstatuar flakët, duke shmangur kështu çdo rrezik për jetën. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një pajisje elektroshtëpiake. Autoritetet vijojnë hetimet për të konfirmuar shkaqet e sakta të ngjarjes. Rasti i tretë në më pak se 24 orë në bashkinë e Elbasanit. Pasditen e djeshme u shkrumbuan dy shtëpi private në Lagjen “Aqif Pasha” në qytetin e Elbasanit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

21 vite Federata e Paqes Universale, mbi 120 Ambasadorë për Paqe mblidhen në Tiranë

Tiranë, 15 shtator 2026 /Albania Express News/ – Mbi...

Dënimi i ish-liderëve të UÇK-së, reagimi i Britanisë: Aktgjykimi të mos përdoret për të nxitur tensione

PRISHTINË, 16 shtator 2026 /Albania Express News/ – Mbretëria...

Broja drejt largimit nga Burnley, PAOK-u hidhet në sulm për sulmuesin shqiptar

ANGLI, 16 shtator 2026 /Albania Express News/ – E...

Kapetanović: Kriminelët bashkëpunojnë përtej kufijve, rajoni duhet të reagojë po aq shpejt

PODGORICË, 16 shtator 2026 /Albania Express News/ – Intensifikimi...