Diallo vendos standardin: Goli i tij shpallet më i bukuri i javës

Sulmuesi i Elbasanit, Sory Diallo, ka fituar vëmendjen e opinionit sportiv me golin e tij spektakolar në fitoren 4-1 ndaj Tiranës, ndeshje e zhvilluar në kryeqytet. Goli i tij është shpallur si rrjeta më e bukur e kësaj jave, duke vlerësuar jo vetëm rëndësinë, por edhe mënyrën tepër të bukur të realizimit.

Ky ishte goli i tij i katërt në këtë edicion, duke e bërë atë kryegolashënuesin e skuadrës verdheblu deri në këtë fazë të kampionatit. Forma e mirë e sulmuesit është kthyer në një armë të vlefshme për Elbasanin, i cili po tregon rritje të dukshme në performancë.

Verdheblutë marrin tri pikë të rëndësishme dhe konfirmojnë se janë një skuadër që duhet marrë seriozisht, ndërsa Diallo vazhdon të shkëlqejë si një nga lojtarët më vendimtarë të kampionatit deri më tani.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...