Derbi i parë i sezonit është bardheblu, Tirana dominon me tre gola Partizanin dhe e parakalon në zonën e ftohtë të renditjes

Tirana është fituesja e derbit të parë të kryeqytetit, duke mundur 0-3 Partizanin.Një derbi i dominuar nga bardheblutë, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 19’ nga Falaye.
Në minutën e 31’ Patsatsia dyfishoi shifrat me anë të një penalltie duke i çuar të qetë në dhomat e zhveshjes bardheblutë.
Djemtë e Bordon ishin më të saktë dhe në pjesën e dytë, teksa në minutën e 74’ Tabekou shënoi dhe golin e tretë, ndërsa më pas tensioni pushtoi fushën me lojtarët e të dyja skuadrave që u përplasën me njëri-tjetrin.Tirana del me tre pikët e para të sezonit nga kjo sfidë, duke u ngjitur kështu në vendin e 8-të të renditjes me 5 pikë, ndërsa Partizani bie në vendin e parafundit me 4 pikë.
REZULTATI:
PARTIZANI 0-3 TIRANA
Falaye 19’, Patsatsia 31’ (P), Tabekou 74’

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ajshel Zykollari, ylli i ri nga Elbasani që shkëlqeu në “Urta Fest Junior”

Një mbrëmje e mbushur me emocion, dritë dhe ëndrra...

Bashkia Elbasan reagon ndaj aludimeve për kaos financiar: Faktet dhe e vërteta mbi raportin e KLSH

Bashkia Elbasan ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik në...

Më 9 prill festivali “Roma Romale-Roskovec 2026”, edicioni që ngre në piedestal kulturën rome

ROSKOVEC /Albania Express News /Festivali “Roma Romale 2026” rikthehet...

Shqipëria shënon 17-vjetorin e anëtarësimit në NATO…

Shqipëria sot shënon 17-vjetorin e anëtarësimit në NATO, ndërkohë...