Deputetja Aulona Bylykbashi: Rinia dhe arti, forca më e madhe e Elbasanit

Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, ishte e pranishme në koncertin “E jona Shqipëria”, organizuar nga nxënësit e Shkollës Artistike “Onufri” në Teatrin “Skampa”, ku të rinjtë sollën një pasdite të mbushur me emocione, talent dhe dashuri për atdheun.

Bylykbashi vlerësoi lart punën e nxënësve dhe mësuesve, duke theksuar se rinia dhe arti janë pasuria më e madhe e Elbasanit, ajo nënvizoi se këto aktivitete tregojnë se sa e gjallë dhe krijuese është rinia e qytetit, e cila di të ruajë dhe të promovojë vlerat kombëtare përmes muzikës, pikturës dhe performancës skenike.

Në prag të festave të Nëntorit dhe në atmosferën e Pavarësisë, deputetja u ndal edhe te rëndësia e këtyre datave historike për brezin e ri, duke theksuar se liria dhe shteti shqiptar janë ndërtuar mbi sakrificat e paraardhësve, ndërsa sot është detyrë e të rinjve t’i mbushin me përmbajtje këto vlera përmes dijes, punës dhe krijimtarisë.

Bylykbashi shprehu mirënjohje për Shkollën Artistike “Onufri” si një vatër e rëndësishme e edukimit përmes artit në Elbasan, duke theksuar se të rinjtë që zgjedhin rrugën e artit i japin qytetit identitet, dinjitet dhe një imazh modern, të hapur dhe europian.

Ajo theksoi se do të vazhdojë të mbështesë iniciativat kulturore dhe rinore në qytet, duke i cilësuar këto aktivitete si një urë lidhëse mes traditës, historisë së Pavarësisë dhe aspiratave të brezit të ri për një Shqipëri më të drejtë, më të zhvilluar dhe më gjithëpërfshirëse.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Mbretëria e Bashkuar...

Live Aarhus–Egnatia/ Shpërthen festa kuqezi, kampionët e Shqipërisë kalojnë në avantazh me Grudën!

DANIMARKË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Egnatia gjen golin...

LIGA E KONFERENCËS / Egnatia e Rrogozhinës kërkon një tjetër rezultat pozitiv në transfertën daneze

Trajneri Nevil  Dede nuk bën ndryshime në formacionin titullar...