Deputeti Adi Qose rikthehet në gjimnazin “Dhaskal Todri” në ditën e parë të shkollës: Premton nisjen e shpejtë të rikonstruksionit

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor 2025-2026, deputeti i Partisë Socialiste për Elbasanin, Adi Qose, ka zgjedhur të vizitojë gjimnazin “Dhaskal Todri” në Elbasan, një institucion me të cilin e lidhin kujtime të veçanta, pasi aty ka ndjekur edhe vetë arsimin e mesëm.

Emocion i veçantë të rikthehesha sërish në shkollën time të dashur ‘Dhaskal Todri’”, ka shkruar Qose në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohje për stafin pedagogjik dhe duke uruar suksese për të gjithë nxënësit në nisje të vitit të ri shkollor.

Deputeti Qose ka ndarë gjithashtu lajmin e mirë se shumë shpejt do të nisë rikonstruksioni i këtij gjimnazi, që prej vitesh konsiderohet një ndër shkollat elitare të qytetit të Elbasanit.

Me lajmin e mirë që shumë shpejt do të nisë dhe rikonstruksioni i shumëpritur i një prej gjimnazeve elitar të Elbasanit, siç është ‘Dhaskal Todri’, i urova suksese të gjithë nxënësve në këtë vit të ri shkollor”, u shpreh ai.

Ky projekt rikonstruksioni pritet të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën e shkollës, duke krijuar kushte më të mira mësimi për nxënësit dhe stafin arsimor.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kapotë për të gjithë pallatet, një vizion i ri për qytetin e Elbasanit

Procesi i rikonstruksionit të fasadave në Bashkinë Elbasan po...

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...