Deputetët e opozitës i kthyen shpinën, Rama-Nokës: Niko është larg teje, ty mund të afrohet vetëm Shefqet Peçi

Deputetët e opozitës i kthyen shpinën kryeministrin Edi Rama, ndërsa ai nisi fjalën e tij në foltoren e Kuvendit.

Pas këtij gjesti, kreu i qeverisë iu drejtua Flamur Nokës duke e quajtur ‘Besnik Flamur Noka’ referuar besnikërisë së tij ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Ndër të tjera e krahasoi me Shfeqet Peçin.
“Jam thellësisht i prekur nga konstatimi i zotit Noka, i cili akuzoi kryetarin e Kuvendit për besnikëri ndaj kryetarit të partisë, ndërkohë që zoti Noka e ka besnikërinë e kryeartit të partisë monopol dhe s’ka autoritet konkurrence që ia vë në dyshim monopolin.

Unë do ta quaja Besnik Flamur Noka. Niko është larg teje Flamur, ty mund të afrohet vetëm Shefqet Peçi. U ngacmova dhe nga deputeti që e falënderoj që më rri përballë, kjo tregon që ligji nuk e ka afektuar, dua ti them që isha në Bruksel, dhe Shqipëria hapi grup kapitullin e fundit te negociatave, ata mendjen se si sot korrupsioni nuk është luftuar kurrë në historinë e këtij vendi, po të mos e mendonin këtë nuk di i hapnin kapitujt e negociatave.”, u shpreh Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Glen Daja mendon revolucionin te Elbasani, trajneri kërkon rikthimin urgjent të Sory Diallo

Trajneri i ri i verdhebluve pritet të ndryshojë filozofinë...

Taulant Balla: Partia Demokratike po strehon persona të kërkuar nga policia për zjarrvënie

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Shoqata e Prokurorëve...