Deklarata zyrtare e PD Elbasan : E përjashtuan Rudina Allën sepse mbështeti PS në fushatë, veproi kundër interesave tona

Partia Demokratike, dega Elbasan, ka marrë një vendim të fortë organizativ, duke përjashtuar nga radhët e saj znj. Rudina Alla, ish kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas për ZAZ 49.

Në një deklaratë publike, PD Elbasan bën të ditur se ky vendim vjen pas qëndrimeve të znj. Alla gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit, ku ajo është shfaqur publikisht në mbështetje të Partisë Socialiste. Sipas demokratëve, ajo ka dalë në krah të kandidates për deputete Sara Mila, duke u pozicionuar hapur kundër kandidatëve dhe interesit politik të Partisë Demokratike.

“Veprime të tilla bien ndesh me parimet, angazhimin dhe besimin që çdo anëtar duhet të ketë ndaj Partisë Demokratike dhe elektoratit të saj”, thuhet në reagimin zyrtar, ku theksohet se nuk mund të tolerohen qëndrime të dyfishta apo veprime që dëmtojnë përfaqësimin dhe besimin e qytetarëve.

PD Elbasan sqaron se vendimi është marrë në përputhje të plotë me nenin 23 të Statutit të PDSH-së, i cili parashikon ndërprerjen e anëtarësisë në rastet kur një anëtar rreshtohet me subjekte të tjera politike në gara elektorale.

Në përfundim, dega e Partisë Demokratike në Elbasan thekson se ky hap synon të ruajë seriozitetin, koherencën dhe integritetin e forcës politike, duke rikonfirmuar angazhimin për të përfaqësuar me dinjitet qytetarët dhe për të mbrojtur vlerat e saj.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME