Dëbora zbukuron Tyrben e Abaz Aliut në malin e Tomorit

Mali i Tomorit, në verilindje të qytetit të Çorovodës, ofron këtë fillim viti një panoramë të veçantë, ku Tyrbja e Abaz Aliut shfaqet e mbuluar nga dëbora, duke krijuar një kontrast mbresëlënës mes bardhësisë së borës dhe relievit shkëmbor të zonës.

Pamje nga ky peizazh u publikuan nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili vlerësoi bukurinë natyrore dhe simbolikën shpirtërore të këtij vendi të veçantë në zemër të Tomorit.

E ndodhur në një nga pikat më të larta të malit, Tyrbja e Abaz Aliut është një nga vendet më të rëndësishme të kultit për besimtarët bektashinj, por edhe një atraksion i njohur për vizitorë e turistë vendas e të huaj. Zona vizitohet gjatë gjithë vitit, ndërsa në periudhën e verës kulmon me pelegrinazhin tradicional të fundgushtit, i cili mbledh mijëra besimtarë nga mbarë vendi dhe rajoni.

Mali i Tomorit, Park Kombëtar dhe një prej pasurive natyrore më të spikatura të Shqipërisë, ofron gjithashtu mundësi për ecje malore, alpinizëm, ski dhe aktivitete të tjera në natyrë, duke u kthyer në një destinacion gjithnjë e më të kërkuar për turizmin e aventurës dhe atë kulturor.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...