Dëbora dhe ngricat ,mbeten të bllokuara dsa automjete në fshatin turistik Gjinar ,3 persona të izoluar në Shmil, ndërhyrje e vështirë nga moti ekstrem

 

Moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura dëbore dhe ngrica ka shkaktuar probleme serioze në zonat malore të Elbasanit mbrëmjen e të enjtes. Një automjet me tre persona mbeti i bllokuar në fshatin Shmil, në zonën e Njësisë Administrative Labinot , pasi rruga u bë e pakalueshme si pasojë e borës dhe akullit. Personat e izoluar kërkuan ndihmë, por ndërhyrja rezultoi tepër e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe kushteve të pafavorshme atmosferike.

Situatë problematike u raportua edhe në fshatin turistik Gjinar të bashkisë Elbasan , ku disa automjete u bllokuan në akset rrugore malore. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ndërhyri për të normalizuar qarkullimin dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve të mbetur në rrugë.

Sipas informacioneve, pjesa më e madhe e qytetarëve të bllokuar në rrugët e fshatrave malorë të mbuluar nga dëbora ishin nga qyteti i Elbasanit dhe kishin udhëtuar drejt këtyre zonave për turizëm dimëror, duke injoruar thirrjet e vazhdueshme të autoriteteve për përdorimin e zinxhirëve dhe pajisjeve dimërore. Mjetet pa zinxhirë u bënë shkak kryesor i bllokimit, duke vështirësuar edhe ndërhyrjen e shërbimeve emergjente.
Autoritetet u bëjnë sërish apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme drejt zonave malore gjatë kushteve të motit ekstrem dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, për të garantuar sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Nuk e lë mandatin”, Marjana Koçeku e thotë hapur: Vota ime në Kuvend do të shkojë me opozitën

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Gjatë intervistës për Euronews...

Dymbëdhjetë të vdekur nga zjarri i madh në një pyll në Spanjë, vala e të nxehtit ekstrem përfshin Evropën Jugore

SPANJË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Të paktën 12 persona...

FC Dinamo City e nis keq aventurën europiane, Blutë munden nga Astana në “Elbasan Arena”

ELBASAN , 9 korrik 2026/Albania Express News/-Dinamo City e...

“Bëhet shumë zhurmë”/ Norvegjia ndërron hotel para çerekfinales së Botërorit, lojtarët u ankuan

BOTËRORI 2026/Albania Express News/-Përgatitjet e Norvegjisë për çerekfinalen e...